‘Dita e Forcës’, kazermat e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët më 27 nëntor

24 nëntor 2025 | 13:11

Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e “Ditës së Forcës” që do të jetë më 27 nëntor.

“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ju fton të merrni pjesë në ‘Ditën e Hapur’, që do të mbahet me rastin e ‘Ditës së Forcës’, më 27 nëntor, nga ora 09:00 deri në ora 14:00.  Në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ferma Hira” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…