Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

07 maj 2026 | 14:59

Sonte në mesnatë do të përmbyllet afati për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve.
Që nga hapja e këtij afati më 1 maj dhe deri në mesditën e ditës së enjte të 7 majit, disa nga partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “Ekonomia Online” se deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) kanë pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike.

“Sot, më 7 maj, në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve. Këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës. Deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike”, ka hënë Elezi.

Sipas Elezit, partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë:

1. Partia Socialdemokrate,
2. Kosovaki Nevi Romani Partia,
3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve,
4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak,
5. Srpska Lista,
6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi,
7. Lidhja Demokratike e Kosovës,
8. Fjala,
9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës,
10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK,
11. Socialdemokratska Unija,
12. Jedinstvena Goranska Partija,
13. Kosova Demokratik Türk Partisi,
14. Nova Demokratska Stranka,
15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës,
16. Kosovski Savez,
17. Partia Balliste,
18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale,
19. Partia Liberale Egjiptiane,
20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërsa, sipas tij, partitë politike që deri më tani kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë:
1. Partia Demokratike e Unitetit
2. Balli Kombëtar i Kosovës
3. Lëvizja Qytetare Vatra
4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava
5. Partia e Drejtësisë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 7 ditë nga hapja e afatit për deklarim të koalicioneve, KQZ ka pranuar vetëm njoftimin për formimin e koalicionit nga dy parti boshnjake.

Bëhet fjalë për Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, që kanë paraqitur në KQZ koalicionin me emrin “Koalicija VAKAT”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka cilësuar si…