Dita e Kushtetutës, sot

09 prill 09:51

Sot u bënë 12 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës qe ratifikuar më 9 prill 2008 dhe pati hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke u dhënë të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë, neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë, që do të thotë se institucionet sot e kanë ditë pushimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Papa Françeskun, pandemia që ka paralizuar botën është një…