
Dita e Pavarësisë së ShBA-së, Reka: Falënderim i përjetshëm, e në aleancë të përhershme
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasador Blerim Reka, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.
Reka ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët. Ai ka thënë se aleanca me Amerikën është e përhershme
“ShBA, urime shtetëlindja. Nga një luftë çlirimtare, para dy shekuj e gjysmë, sot në modelin e demokracisë liberale. Nga Lufta e Parë Botërore, kur Amerika mbylli izolacionizmin dhe u përfshi në punët botërore. Nga e drejta për vetëvendosje e presidentit Uilson, deri te ndërhyrja humanitare e presidentit Klinton. Nga shpëtimi i Shqipërisë deri te shpëtimi i Kosovës. Aktualisht, në betejën globale të demokracisë kundër autokracisë. Falënderim i përjetshëm, e në aleancë të përhershme, me vendin e shpresës për një botë të lirë e të drejtë”, ka shkruar Reka në “Facebook”.