Dita e Përkujtimit, Haradinaj falënderon ushtarët amerikanë

29 maj 2023 | 11:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë që kanë dhënë jetën për liri e demokraci.

Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se në Ditën e Përkujtimit, i falënderon ushtarët amerikanë që kanë shërbyer dhe po shërbejnë në Kosovë.

“Gjithmonë mirënjohës për heronjtë që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe paqes. Në Ditën e Përkujtimit, gjithashtu falënderojmë ushtarët amerikanë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët lokalë po vazhdojnë protestat në veri, ku në Zveçan…