Dita memoriale e komunitetit egjiptian, Kurti: Pjesë e pandarë e historisë sonë

24 qershor 2026 | 15:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka organizuar pritje në Ballkonin e Hapur të Qeverisë me rastin e shënimit të 24 qershorit, Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian.

Kurti ka thënë se komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit shtetndërtues të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tij në periudha të ndryshme historike.

“Në çdo hap të rrugëtimit tonë shtetndërtues, nga përpjekjet e hershme për liri e shpallja e pavarësisë e deri te funksionimi i institucioneve demokratike, komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e pandarë e historisë sonë. Për këtë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju shpreh mirënjohjen time më të thellë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se ditët memoriale kanë rëndësi të veçantë, pasi rikujtojnë historinë dhe rolin e komuniteteve në shoqëri.

Sipas Kurtit, Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e secilit qytetar.

Ai ka shtuar se angazhimi për garantimin e të drejtave të barabarta, mundësive të barabarta dhe përfaqësimit dinjitoz për të gjitha komunitetet mbetet i palëkundur.

Në fund të mesazhit, Kurti ka uruar Ditën Memoriale të Komunitetit Egjip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena…