Dita Ndërkombëtare e Gruas, Reka në Nju – Jork: Kërkuam ndëshkim ndërkombëtar të Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë
Shefi i Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nj-Jork, ambasadori Blerim Reka, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka marrë pjesë në eventin artistik: “Thinking of You”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa.
Reka ka bërë me dije se gjatë këtij eventi kanë kërkuar ndëshkimin ndërkombëtar të Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, përfshirë krimet e dhunimeve seksuale ndaj mbi 20 mijë shqiptareve dhe shqiptarëve.
“Sot, në eventin artistik: ‘Thinking of You’, të artistes Alketa Xhafa Mripa. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas e në vigjile të sesionit të 70 të komisionit të OKB-së për statusin e gruas, përballë OKB-së, në Dag Hammarskjöld Plaza në New York, dëshmuan Vasfije Krasniqi Goodman dhe Ramadan Nishori, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kërkuam ndëshkim ndërkombëtar të Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, përfshirë krimet e dhunimeve seksuale ndaj mbi 20 000 shqiptareve dhe shqiptarëve. Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar”, ka shkruar Reka në “Facebook”.



