Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Haradinaj: Janë krenaria e shtetit tonë

04 maj 2025 | 16:45

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se zjarrfikësit janë krenaria e vendit.

“Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit. Mes kushteve të rënda dhe pa mbështetje që i la qeverisja e fundit, ata megjithatë kanë vullnet dhe angazhim që çdo ditë t’ju shërbejnë qytetarëve”.

“Ne i falënderojmë për përkushtimin që gjithmonë e patën në shërbim të vendit. 4 maj – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samadrexha është finalistja e parë e plejofit në Superligën e…