Ditë zie në Afganistan

28 janar 13:35

Qeveria e Afganistanit ka shpallur ditë zie për sot, pasi nga një sulm i djeshëm vetëvrasës me makinë-bombë, janë vrarë më se 100 presona.

Përgjegjësinë për këtë sulm në kryeqytetin Kabul e kanë marrë militantët talibanë.

Ministri i brendshëm afgan, Wais Barmak, ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore të Kabulit ka arrritur në 103 vetë dhe 235 të plagosur, përfshirë 30 policë.

Më herët zyrtarët patën thënë se ishin vrarë 95 vetë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për “aksion të vendosur” nga të gjitha vendet kundër talibanëve dhe infrastrukturës terroriste, në të cilën mbështeten ata.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo Bonucci ende nuk e ka mbushur një sezon tek…