DITËLINDJA E NËNËS SË HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA

05 janar 2023 | 11:16

Ismet Sylejmani

Nëna Qamile e Udhëheqësit të LPK-së, Sekretarit Organizativ të Komitetit Drejtues të OMLK-së, Heroit të Kombit Afrim Zhitia, sot më 5 Janar 2023, i mbushë 81 vite!

Ia uroj nga zemra ? të plota, kësaj heroine të gjallë, e cila me lindjen e Afrim Zhitisë, popullit shqiptar ia solli në jetë më të mirin djalë!
Nana Qamile ka kryer një nga lindjet më të mëdha të kombit shqiptar!

Nënëlokja Qamile, ia ka dhënë djalin e saj më të mirë luftës së organizuar politiko-patriotike për liri, pavarësi e çlirim Kosovës!

Nëna Qamile, si asnjë Nënë tjetër, ia ka qëndisur shqiponjën në gjoks djalit të saj, Heroit të Kombit Afrim Zhitia!

Për Nënën Qamile e gjithë bota duhet ta dijë, se është bija e luftëtarit të madh kombëtar, Heroit të Kombit Hakif Rimanishta, të pushkatuar nga forcat çetnike serbe me uniforma partizane!

Nëna Qamile ka shkuar nuse te djali i Heroit të Popullit Sylë Durmishi, është martuar me Osman Zhitinë!

Nuk ka ndodhur asgjë rastësisht në këtë botë dhe asgjë rastësisht nuk do të ndodhë, as në ardhmen!

Heroi i Kombit Afrim Zhitia, është nip i dy Heronjëve te Kombit i Sylës dhe i Hakifit!

Është ngjashëm sikur ylli në mes të kokës së shqiponjës në flamurin kombëtar!

Të tillë ylli i ka lindur dhe ia ka faluar popullit, Atdheut dhe Kombit Nëna Qamë, e cila sot feston ardhjen e sajë në jetë!

Jeta e Nënës Qamë, historia e jetës së saj dëshmon se ka qenë e rëndë, plot vuajtje e sakrificë, jetë e mbushur me qendresë e heroizem të papërshkruar!

Urime ditëlindjen Nana Qamë!

Qëndro e fortë Nëna Qamë, Ti je simboli i Afrim Zhitisë mbi tokë!

Gëzuar ???mbretëresha e djemve që kanë derdhur gjak për lirinë e truallit Arbëror!

Prishtinë, 5 Janar 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 janari i vitit 2023, në Gjermani do të…