
Ditët e ardhshme janë vendimtare për krizën në Ukrainë, thotë Macron
08 shkurt 2022
| 08:28
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ditët në vijim do të jenë vendimtare për de-eskalimin e situatës në Ukrainë, pas takimit me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Putin la të kuptohet se ka pasë përparim gjatë samitit të tij të parë në Moskë me një udhëheqës perëndimor që kur trupat ruse u mblodhën në kufijtë e Ukrainës.
Moska e ka mohuar çdo plan për të pushtuar, megjithatë shtetet perëndimore janë bërë gjithnjë e më të shqetësuara nga mundësia e një konflikti.
Zyrtarët amerikanë thanë të dielën se Rusia ka mbledhur 70% të forcave ushtarake të nevojshme për një pushtim të plotë.