‘Divorci i thinjur’, pse ndodh e cilat janë pasojat e tij

31 janar 2024 | 22:12

E ke dëgjuar ndonjëherë këtë term? Nga vetë fjala “divorci gri”, nuk është aq e vështirë për ta kuptuar. Divorci gri është ai që ndodh në një moshë të madhe.

Shkalla e divorcit është dyfishuar që nga viti 1990 për amerikanët mbi 55 vjeç. Për çiftet mbi 65 vjeç, shkalla është trefishuar.

Dhe në aspektin financiar, sa më pak ‘të divorcuar gri’ të ketë, aq më më mirë.

Divorci gri është rritur në dekadat e fundit, tregojnë të dhënat federale, edhe pse shkalla e divorcit për amerikanët e rinj në moshë, ka rënë.

Një në 10 persona që divorcohen sot është 65 vjeç e lart. Kjo do të thotë se shumë njerëz do të plaken vetëm.

Disa faktorë demografikë e kanë nxitur edhe më shumë fenomenin e divorcit gri. Fakti që popullsia amerikane po plaket, që njerëzit jetojnë më gjatë dhe sidomos martohen më vonë.

Divorci gri kërkon një kosto të madhe

Në terma dollarësh, divorci është i kushtueshëm për këdo. Megjithatë, për të moshuarit kostot janë më të larta.

Një burrë mund të presë që standardi i tij i jetesës të bjerë me 21% pas një divorci gri, kurse standardi i jetesës së një gruaje do të bjerë me 45%. Të dy partnerët shohin rënien e pasurisë së tyre tashmë të përgjysmuar.

Gratë duket se kanë më shumë gjasa të iniciojnë një divorc gri. Megjithatë pikërisht ato e pësojnë edhe më keq financiarisht për disa arsye. Ato marrin më së shumti kujdestarinë e fëmijëve, bashkë me kostot më të mëdha dhe kanë më pak mundësi e përvojë pune. Kjo për faktin se kanë rritur e janë kujdesur për fëmijët në shtëpi, teksa burrat punonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, është takuar me…