Divorci me nga një nga gratë më të bukura në botë: Ishte shumë e lodhshme!
Tom Brady ka kujtuar sezonin e tij të fundit në NFL, të cilin e luajti mes divorcit nga Gisele Bündchen dhe tha se ishte një periudhë “sfiduese”.
Fituesi shtatë herë i Super Bowl, i cili më në fund u tërhoq në shkurt të vitit 2023, pranoi në një intervistë me MLFootball se çështjet private kishin një ndikim të madh në fushë.
“Sezoni im i fundit ishte i vështirë. Po kaloja shumë probleme familjare. Ishte shumë e lodhshme dhe më mori shumë energji. Thjesht ndikoi në aftësinë time për të luajtur në nivelin tim”, tha ai.

Brady dhe Bündchen, 45 vjeç, kanë dy fëmijë, Benjamin, 16 vjeç dhe Vivian, 13 vjeçe. Brady ka gjithashtu një djalë 18-vjeçar, Jack, me ish-partneren Bridget Moynahan.
Ndërkohë, Bündchen mirëpriti një djalë me bashkëshortin Joaquim Valente në shkurt të vitit 2025 .



