Dj Dagz tregon se kush duhet ta fitojë “Big Brother VIP”

26 janar 2022 | 19:01

Einxhel ishte pjesë e katër të preferuarve të publikut që duhet të shkojnë në finale.

Bashkë me Donaldin, Beniadën dhe Ilirin, Einxhel deri më tani shihet në syrin e publikut si pjesë e spektaklit të madh që do të mbahet me 18 Shkurt.

Një mbështetje të madhe ka marrë dhe nga partneri i saj, Dj Dagz, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Dj nga Kosova ka postuar së fundmi një fotografi ku shihet bashkë me Einxhel në shtëpi, krahas së cilës shprehet se e dëshiron fituese. “#einxhelfituese”, ka shkruar Dagz në postimin e tij.

Kujtojmë që Dagz u shpreh i zhgënjyer nga Donaldi për faktin se nuk e zgjodhi në zinxhirin e eliminimit. Duke iu referuar debateve me Einxhel, Dagz tha se do të donte që Donaldi të sillej siç ai ka respektuar Trixën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur edhe për…