Djali i Afrim Bunjakut: E kujtoj buzëqeshjen dhe fjalët e tij, nuk ishte vetëm babai im, por i gjithë Kosovës

24 shtator 2025 | 16:21

Djali i heroit Afrim Bunjaku ka prekë me fjalët e tij emocionuese gjatë fjalës së tij në akademinë përkujtimore që u mbajt në rastin e dyvjetorit të rënies së babait të tij.

Fatlum Bunjaku ka kujtuar momentet me të atin dhe buzëqeshjet me të, për çfarë ka thënë se ai nuk ishte vetëm babai i tij por i gjithë Kosovës.

“Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk harrohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun që ka lënë, e kujtoj buzëqeshjen dhe fjalët e tij. E di se ai ra për një ideal më të madh, për atdheun, për kufijtë, për Kosovën tonë. Është e rëndë ta them, por edhe pse nuk është më pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë që i takoj kolegët e tij, më kujtohet që babi im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës. Babai im, prehu i qetë, ne do të ndjekim rrugën tënde dhe do të kujtojmë gjithmonë me lot e krenari”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) janë bërë dy vjet prej se në…