Djali i ambasadorit Petrit Malaj emërohet drejtues politik i qarkut Kukës–Has–Tropojë
21 mars 2026
| 23:47
Erion Malaj është deleguar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, si drejtues politik i qarkut Kukës–Has–Tropojë. Emërimi i tij vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit politike në këtë qark.
Erion Malaj është djali i Petrit Malaj, aktor i njohur dhe aktualisht Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Ky zhvillim është pritur pozitivisht, duke u konsideruar si një hap i rëndësishëm për përfaqësimin dhe menaxhimin politik të zonës. Mbështetësit vlerësojnë se Malaj ka njohuri të mira mbi problematikat dhe nevojat e qarkut, çka pritet të ndikojë në përmirësimin e qeverisjes lokale.
Ndërkohë, nga drejtimi politik i qarkut të Kukësit është larguar edhe Eduart Shalsi, në kuadër të ndryshimeve të fundit organizative.



