Djali i Driton Kukës deklason serbin dhe e fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane

25 tetor 2025 | 18:13

Jon Kuka fiton medaljen e bronztën në Kupën Evropiane për Kadet në Kranjska Gora, Slloveni!

Në xhiron e parë Joni mposhti me Ippon, gjermanin Mortiz Schubert. Kurse në xhiron e dytë ai mposhti me dy yuko austriakin Djamil Kurbanov. Në xhiron tjetër Joni humbi me Wazari ndaj Celil Uyar nga Holanda.

Joni u ndesh në repasazh ku në luftën e parë mposhti me Ippon Yuval Fuchus nga Izraeli, dhe në luftën e dytë fitoi me tri shido për Ippon kundër Yanis Semadi nga Franca, që i siguroi atij ndeshjen për medalje të bronztë.

Në ndeshjen vendimtare, Joni mposhti me 2 Yuko, Lazar Bogdanovic nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë,…