Djali i Fadil Vokrrit, futbollistëve të Ballkanit: Forca djema!

17 prill 2020 | 23:01

Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në Facebook, të enjten mbrëma. Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit.

Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek. Kurse gjatë ditës së sotme në përkrahje për dy djelmoshat i ka dalë edhe djali i legjendës, Fadil Vokrri, Gramosi. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar ‘Forca djema’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar pse ka refuzuar…