
Djali i Gubetinëve, më i votuari ndër asamblistët e Vushtrrisë
15 tetor 2025
| 22:45
Një garë mjaft interesante për asamblistë është zhvilluar në komunën e Vushtrrisë, ku ndër kandidatët më të votuar ka dalë i riu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhon Gubetini, nga familja e njohur patriotike Gubetini.
Sipas rezultateve të deritanishme, Gubetini ka arritur të sigurojë mbi 700 vota, duke lënë pas kandidatët e tjerë me një diferencë të konsiderueshme.
Duke garuar me numrin 28, Xhon Gubetini tashmë është bërë numri një në listën e PDK-së për nga votat e fituara, menjëherë pas kandidatit për kryetar të komunës, Ferit Idrizi.
Kjo e bën atë një nga figurat më të reja e më premtuese të PDK-së në Vushtrri, me mbështetje të gjerë nga votuesit e komunës.