Djali i Ibrahimoviqit afër të largohet nga Milani, zbulohet destinacioni i ri
11 janar 2026
| 13:22
Djali i Zlatanit është pranë largimit nga Milani për t’u transferuar te Ajaxi në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 3.5 milionë euro. Nëse gjithçka shkon mirë, të hënën ai do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe Milani do të ruajë një përqindje nga një rishitje e mundshme.
Interesant është fakti se kjo do të jetë hera e parë që ai nuk do të luajë nën hijen e babait. Në Suedi te Hammarby, Zlatan ishte bashkëpronar.
Te Milani, drejtues. Këtë herë Max do të jetë njësoj si të gjithë të tjerët, në ekipin ku babai i tij luajti nga viti 2001 deri në 2004, përpara se të transferohej te Juventusi.



