Djali i ish-presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun
21 janar 2026
| 11:30
Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ka bërë homazhe tek varri i të atit në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Ai ishte i shoqëruar nga kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e ka falënderuar për punën siç ka thënë ai të mirë që po bëjnë në trashëgiminë e Rugovës në LDK, por edhe për të mirën e Kosovës.
“Ju faleminderit dhe njëherë për punën e mirë që po bëni në trashëgimin e presidentit Rugova në LDK dhe për të mirën e Kosovës dhe për të vazhduar miqësinë e përhershme me ShBA-në dhe bashkësinë evropiane. Të faleminderit shumë kryetar”, ka thënë Rugova.



