Djali i Jakup Krasniqit, bashkë me Shukri Bujën takojnë banorët e fshatit Babush

06 shtator 2025 | 23:16

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Lipjanin, Shukri Buja, nën shoqërinë e deputetit të kësaj partie, Altin Krasniqi, kanë takuar banorët e Babushit.

Buja ka bërë të ditur se është zotuar se problemi i ujit të pijshëm, si dhe sfidat tjera të këtij fshati do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm.

‘‘Së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, si dhe kandidatin tonë për Kuvend Komunal, Avni Mustafa, u takuam me banorët e Babushit.

U zotuam se problemi i ujit të pijshëm, si dhe sfidat tjera të këtij fshati do të trajtohen me prioritet në mandatin e ardhshëm.

Mbështetja e fuqishme që morëm nga Babushi është garanci për fitoren që po vjen’’, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova duhet që sa…