Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore për Hagë

16 tetor 2025 | 16:33

Djali i Jakup Krasniqit, deputeti Altin Krasniqi, ka kritikuar qeverinë lidhur me lëvdatat për kompensimet financiare.

Krasniqi ka thënë se qeveria vetëm po i kryen detyrat ligjore, e që nuk është ndonjë vullnet politik siç po shitet.

“Ligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara është miratuar më 3 gusht 2015 dhe është shpallur me Dekret Presidencial nga Presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, më 20 gusht 2015. Prandaj, është e qartë se Qeveria në largim, bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë si ndonjë akt vullneti politik apo si ndihmë të veçantë, është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik dhe përpjekje për të mbuluar dështimet reale të qeverisjes”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së…