Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë e Hashim Thaçit

26 maj 2026 | 10:53

Djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, kandidat për deputet në listen e PDK-së me numër 20, Altin Krasniqi, kafen e mëngjesit e shijoi me vëllanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi.

Kështu ka njoftuar Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ku tha se familjes Thaçi i është gjithmonë mirënjohës.

“Kafen e mëngjesit me axhin Idriz, vëllain e presidentit Thaçi, njëherësh mik i kahershëm i babit. Familjes Thaçi i jam shumë mirënjohës për mbështetjen!”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se Thaçi e Krasniqi, ish-krerët e UÇK-së, po mbahen në paraburgim tash e mbi pesë vjet në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se…