
Djali i Thaçit e feston Bajramin me gjyshen në Burojë: Aty ku i prisnim festat me babin
06 qershor 2025
| 15:04
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka bërë të ditur se ndodhet në Burojë, pranë gjyshes, vendi ku dikur i priste festat me babain.
“Në Burojë pranë gjyshes, aty ku i prisnim festat gjithmonë me babin, dhe ku mblidhej krejt familja. Gëzuar të gjithëve festën e Bajramit”, ka shkruar Thaçi.