Djali i vdiq nga leukemia, babai jep 20 mijë euro për policen nga Peja

17 dhjetor 2020 | 08:15

Një burrë nga Kosova ka dhënë 20 mijë euro donacion për personat e sëmurë, një muaj pasi djali i tij 30-vjeçar ka ndërruar jetë. Lajmin e ka dhënë ish-ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni, në “Facebook”.

Ai ka thënë se i njëjti ka dashur që të mbetet anonim, e se kjo shumë që ai ka dhuruar do të jepet për t’i ndihmuar polices nga Peja, Visare Hysenit, që ka kërkuar ndihmë pasi që është prekur nga leukemia akute.

Hyseni në “Facebook” ka shkruar se prindi që ka kërkuar të mbetet anonim e kishte humbur djalin një muaj më parë po nga kjo sëmundje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë…