Djalit të Bidenit i zbulojnë informacione sekrete nga llaptopi
Laptopi i Hunterit, djalit të kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, është kthyer në temë dite në ShBA. Mediat e huaja pretendojnë se mes materialeve të gjetura aty ka dhe fotografi kompromentuese, në të cilat 50 vjeçi shfaqet duke konsumuar kokainë, ndërsa kryen marrëdhënie intime me një femër të paidentifikuar.
Demonët e Hunterit, të përfshirë edhe në një skandal në Ukrainë, duket se janë dokumentuar shumë qartë edhe nga divorci me të shoqen Kathleen e cila thoshte se atij i interesojnë droga, alkooli, punonjëset e seksit dhe klubet e striptizit.
Veç kësaj, thuhet se 50-vjeçari kishte shpenzuar 21 mijë dollarë në një faqe pornografike.
Telashet tani, sa vijnë e shtohen. Raportet në shtypin e huaj flasin për shuma të mëdha të shpenzuara me eksorta dhe fatura masive nëpër hotele, që tregojnë se shpeshherë ka paguar për disa dhoma njëherazi brenda natës.
“Niveli i shthurjes morale të djalit të Joe Bidenit në raport me lëndët narkotike, pijen dhe femrat, e bën atë një shënjestër të mundshme të përpjekjeve për shantazh, me qindra dokumente e fotografi kompromentuese të zbuluara në laptopin e vet”, shkruan “Daily Mail”.
Një burim që është në dijeni të përmbajtjes së kompjuterit, thotë se niveli i shpenzimeve të Hunterit në site-e pornografike ishte aq i lartë, sa në një moment, iu refuzua dhe karta e kreditit.
Dy herë i martuar dhe me katër fëmijë, tre nga të cilët me ish bashkëshorten Kathleen, Hunter ka një histori të gjatë abuzimi me drogën dhe alkoolin. Vetë i ati Joe, i sulmuar nga Donald Trump për këtë fakt e ka pranuar një gjë të tillë ndërsa pretendonte se i biri e ka kapërcyer tashmë problemin e tij të vjetër.











