Dje thoshte se kontribuoi në luftë më shumë se 100 luftëtarë të UÇK-së, sot takoi Gjuriqin në Beograd

17 maj 2025 | 14:40

Analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, i cili njihet si mbështes i Albin Kurti, e ka vizituar në Beograd ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Spahiu e ka postuar një fotografi me ministrit serb, duke thënë se ajo është realizuar në zyrën e Gjuriqit.

“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djurić, në zyrën e tij në Beograd”, ka shkruar Spahiu.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj pritjeje që i është bërë Spahiut në zyrën e diplomacisë serbe./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se…