
Dje u rrahën në rrugë, sot policia tregon për gjendjen e tyre
Të premten janë arrestuar dy persona, shtetas të huaj, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vetë në trafik.
Lajmi është dhënë nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, në të cilin thuhet se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Njëri është ndaluar për tretman nën përkujdesjen e policisë, ndërsa i dyshuari tjetër, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje,
“Fsh. Preoc, Graqanicë 30.04.2021 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj shtetas të huaj, pasi që në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, njëri është ndaluar për tretman nën përkujdesjen e policisë, ndërsa i dyshuari tjetër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.