Djelmoshat e Kosovës shënojnë fitoren e parë në Botërorin në Egjipt

11 gusht 2025 | 02:02

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e drejtuar nga Fatmir Muhaxherit e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror në Egjipt.

Të shtunën në arenën “Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, djemtë tanë fituan 32:22 ndaj Marokut.

Në fazën e dytë Kombëtarja jonë avancon nga pozita e tretë në grupin B dhe me dy pikë të fituara.

Në dy ndeshjet e para Kosova U19 u mposht nga Zvicra e Hungaria. Ndaj Marokut ishte bindëse.

Pjesa e parë përfundoi 12:10, ndërsa në të dytën djemtë tanë mbajtën vazhdimisht epërsi të lartë.

Suad Pajaziti u shpall më i miri i ndeshjes. Ai e përfundoi takimin me tetë gola nga dhjetë tentime.

Ndeshje shumë të mirë kishte edhe Olt Kabashi, që bëri pritje të shumta.

Olsi Mulaj i realizoi gjashtë gola, Drijon Istefi pesë e Amar Muqolli katër.

Por në fitore kontribuan të gjithë lojtarët.

Kombëtarja jonë pushon të dielën dhe vazhdon me ndeshje të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit…