DJEMTË E KOSOVËS

02 prill 09:13

Lulëzim ETEMAJ

DJEMTË E KOSOVËS
(dëshmorëve të rënë në demonstrata më 2 dhe 3 prill 1981)

“O djemtë e Kosovës
Nënat, qysh u qanë?
Kur u mori plumbi,
Kush u ndodhej pranë?”

Ju qau Toskëria
Si nënë më e mira
Nga dorë mizori
Plumbi kur ju mori!

Pranë u ndodhej motra
Pranë u ndodhej shoku
Nëpër rrugë dhe sheshe
Gjaku juaj rrodhi!

O djemtë e Kosovës
O krushqit e lirisë
Plumbi u mori n’ballë
Se thekshëm u këndonte zemra:
“Jemi shqiptarë!”
“S’jemi jugosllavë!”

O djemtë e Kosovës
O bijtë e Shqipërisë
Gjaku juaj i kuq
Rritë e dritë e lirisë!

O djemtë e Kosovës
O bijtë e Shqipërisë
“Vetëm pse deshët Republikë,
U shtypët si në monarki”
U qau me zemër Kadare
Lotët s’i mbajti dot nëna Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) sot janë…