DKRS-ja në Mitrovicë dhuron pajisje sportive për parkun ‘Tjegullorja’

22 gusht 2019 | 15:49

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sportit (DKRS) në komunën e Mitrovicës ka ndarë disa pajisje sportive për parkun “Tjegullorja” në lagjen Bair, i cili po frekuentohet në masë të madhe nga fëmijë të moshave të ndryshme.

Me këtë rast, Tafil Peci, drejtor i DKRS-së, ka bërë me dije se duke pasur parasysh se ky park po ofron hapësira rekreative për të rinjtë tanë, ne si drejtori kemi vendosur që ta ndihmojmë me pajisje sportive. “Parku Tjegullorja është një park shumë i bukur i cili shfrytëzohet nga fëmijët e asaj ane si dhe mirëmbahet me kujdes të shtuar nga personat përgjegjës, prandaj drejtoria jonë ka vendosur të dhuroj disa pajisje sportive, që fëmijët tanë të kenë mundësi më të mëdha për aktivitete dhe rekreacione sportive”, ka thënë Peci.

Pajisjet e dhuruara kryesisht ishin topa futbolli, basketbolli, reketa tenisi, topa tenisi si dhe bateria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se shpërndarja e…