Dmitri Medvedev: Britania e Madhe, armiku i përjetshëm i Rusisë

21 prill 2023 | 19:48

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev e ka përshkruar Mbretërinë e Bashkuar si “armikun e përjetshëm” të vendit të tij.

“Britania ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm. Në çdo rast, derisa ishulli i tyre arrogant të shkojë në humnerën e detit nga vala e krijuar nga sistemi i fundit i armëve ruse”, shkroi ai në Telegram.

Komentet e Medvedev erdhën si përgjigje ndaj sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar vendosi ndaj pesë individëve rusë pas dënimit me 25 vjet burg të veprimtarit opozitar rus, Vladimir Kara-Murza, i cili ka edhe shtetësi britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë…