“Do donte të takonte”: Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga
Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në dosjen Jeffrey Epstein, përmendet edhe një ish-presidente e Kosovës, e vitit 2012.
Ani pse në email nuk përmendet me emër, në atë periudhë kohe, Presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga.
Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, thuhet:
“Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.
Gjithë të mirat,
Daniel”.
Gjithashtu email-i aty përfshin edhe Konsullin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Tajlandës atë kohë, Mom Luang Rajadasari Jayankura. E njëjta ishte propozuar nga Behgjet Pacolli për konsull.




