“Do martoj vajzën, jam i lumtur”, biseda e fundit e gjyqtarit Kalaja para se të vritej

07 tetor 2025 | 08:13

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik.

Një gjyqar ka rrëfyer për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”-ishin fjalët e gjyqtarit.

Ka diskutime që ceremonia e pëcjelljes për në banesën e fundit të gjyqtarit që u vra në krye të detyrës të bëhet ceremoni shtetërore ditën e mërkurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se mikrokompjuterë të prodhuar…