Do të jetë një finale, Reali nuk mund të qahet për mungesat

24 nëntor 2020 | 16:59

2 pikë në 3 ndeshje, është padyshim një statistikë shumë shqetësuese për Interin, që rrezikon eliminimin nga Champions League që në fazën e grupeve.

Ndaj Real Madrid, zikaltërit duhet të fitojnë për të shpresuar ende në një kualifikim të mundshëm. Trajneri Antonio Conte ka karikuar futbollistët, teksa është shprehur se ka ardhur momenti të bëjnë një hap para në kualitet.

“Për ne është si një finale. Pas humbjes kundër Realit, nuk kemi zgjidhje tjetër. Na pret një ndeshje e vështirë, duhet të luajmë në mënyrë perfekte. E dimë që mund të marrim rezultatin që synojmë, e kemi treguar edhe në të kaluarën. Me pak kujdes mund ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Conte.

“Interi nuk po bën hap para në kualitet? Duhet që ta bëjmë hapin cilësorë, edhe sepse pritet shumë prej nesh, por duhet durim. Nevojitet përqendrim, kujdes dhe uri”, ka shtuar ai.

“Reali vjen me mungesa? Nuk e di, nuk mendoj se Reali mund të qahet. Ka shumë lojtarë që mund t’i zëvendësojnë, më vjen për të qeshur që mediat flasin për këto mungesa. Çfarë duhet të bëjë ekipi? Duhet të fitojë ndeshje, asgjë tjetër. Mungojnë edhe 3 ndeshje, dhe për t’’u kualifikuar duhet të marrim 7 pikë. Me një fitore mund të rriten shanset për kualifikimin. Është grupi më i vështirë në Champions League”, ka deklaruar strategu italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiues japonezë dhe gjermanë kanë injektuar gjene njerëzore në trurin…