
“Do të kemi një befasi”, Trump po përgatit një plan ogurzi për Putinin
Në një atmosferë të ngarkuar tensioni diplomatik dhe ushtarak, presidenti amerikan, Donald Trump nënvizoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën ka qenë vendimtare për qëndrimin e saj në betejë.
Ai shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin po abuzon me tragjedinë njerëzore dhe se SHBA-ja po përgatit sanksione të forta ndaj Rusisë.
Në një deklaratë të fortë në Shtëpinë e Bardhë, lideri amerikan vuri në dukje se Ukraina do të kishte humbur luftën në 3-4 ditë, nëse nuk do të kishte marrë nga SHBA-ja armët që ai i quajti “më të mirat ndonjëherë të prodhuara”.
“Ne u dhamë ukrainasve armët më të mira që janë krijuar ndonjëherë… nëse nuk do t’i kishin, lufta do të kishte përfunduar në 2 javë”, tha ai.
Trump deklaroi se po analizon “fuqishëm” sanksionet e reja kundër Moskës dhe se nuk është aspak i lumtur me shefin e Kremlinit, “unë nuk jam i lumtur me atë që po bën Putin… ai po vret shumë njerëz”.
Kur një gazetar e pyeti nëse kishte ndonjë plan konkret për të ndjekur pakënaqësinë ndaj Putinit, Trump qeshi “nuk do t’ua tregoja. A nuk duam të kemi një befasi të vogël?”
“Marrim shumë budallallëqe nga Putin… ai është shumë i këndshëm gjatë, por në fakt është krejt pa kuptim”, deklaroi 79-vjeçari.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.