
Do të luftojmë deri në fund për titull
07 janar 2021
| 14:54
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka këmbëngulur se skuadra e tij do të luftojë për titull në La Liga deri në ndeshjen e fundit, pas fitores kundër Athletic Club të mërkurën.
Këto tri pikë nënkuptojnë se Barcelona tani ngrihet në pozitën e tretë, pas Atletico Madridit dhe Real Madridit.
“Jam i lumtur me rezultatin ndaj Bilbaos dhe sesi e arritëm atë. Ne e merituam fitoren. Loja ekipore ishte fenomenale. Ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit. Kemi ngelur pak mbrapa, por jemi në rrugë të mirë. Pedri po tregon maturi, ndërsa loja e Messit dhe demonstrimi i vullnetit të tij janë të qarta, por sot ai e tregoi këtë me gola”, ka thënë Koeman.