
Do të ndërmarrim veprime të shpejta për ta kthyer rregullsinë në ndërmarrjet publike
02 nëntor 2020
| 16:51
Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për bllokimin e xhirollogarive në Telekomin e Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se do të ndërmarrin veprime të shpejta për ta kthyer rregullsinë në ndërmarrjet publike, si dhe për t’u siguruar se pasuria dhe afarizmi i tyre mirëmbahen dhe rriten, raporton “Epoka e re”.
“Gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës është treguesi më i mirë i nevojës për intervenim, në përputhje me ligjin, të Qeverisë si aksionar i kësaj ndërmarrje. Një ndërmarrje që i ka sjell shtetit miliona euro dividentë, me potencial të madh për afarizëm të suksesshëm, sot është në gjendje të rëndë”, ka shkruar Hoti.