“Do të përmbyset si faraoni”, Ajatollah Ali Khamenei publikon një karikaturë të Trumpit

12 janar 2026 | 08:26

Llogaria zyrtare në rrjetet sociale e udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka postuar një karikaturë në X, ku e përshkruan presidentin e SHBA-së Donald Trump si një sarkofag që po shembet, me një mesazh që thotë “edhe ky do të përmbyset”.

Imazhi e përshkruan udhëheqësin amerikan si një sarkofag guri në stilin e lashtë egjiptian brenda një varri të zbukuruar me hieroglife. Flamuri amerikan dhe Vula e Madhe e Shteteve të Bashkuara janë vizatuar si gdhendje në arkivol, i cili po çahet dhe po shkërmoqet. Teksti shoqërues në karikaturë thotë: “Si Faraoni”.

“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit

Një mesazh i postuar përkrah karikaturës i referohet mbretërve historikë dhe legjendarë, siç janë faraonët e Egjiptit të lashtë dhe Nimrodi, një figurë biblike e librit të Zanafillës, duke paralajmëruar se ata “u rrëzuan kur ishin në kulmin e krenarisë së tyre”. Gjithashtu i referohet Reza Khanit dhe Mohammad Rezës, shahut të parë dhe të dytë iranianë të dinastisë Pahlavi.

“Ky djalë që rri aty me arrogancë dhe krenari dhe gjykon të gjithë botën, duhet ta dijë gjithashtu se zakonisht tiranët dhe njerëzit arrogantë të botës, si Faraoni, Nimrodi, Reza Khani, Mohammad Reza dhe të ngjashëm, u rrëzuan kur ishin në kulmin e krenarisë së tyre, edhe ky do të rrëzohet”, thuhet në postimin nga llogaria e Khameneit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç shkruan CNN, pamje nga Teherani tregojnë një turmë njerëzish në Qendrën…