
“Do t’i nxjerrim te kali i Skënderbeut” – Profesori misterioz Pilinçi: Gati për revoltë dhe rrethim të Parlamentit, por koha nuk ka ardhur ende
Në një dalje në rrjetet sociale, profesor Pilinçi shprehet i gatshëm për revoltë dhe për rrethim të Parlamentit.
Pas rrethimit, shprehet ai, do t’i arrestojnë të gjthë, do t’i tërheqin zvarrë dhe do t’i nxjerrin te kali i Skënderbeut për t’i bërë populli gjyqin.
Pavarësisht gatishmërisë së tij, Pilinçi shprehet se nuk është ende koha e duhur, edhe pse ai qeverinë e ka gati, për arsye se nuk kanë mbaruar ende arrestimet.
“Më dëgjoni edhe një herë me vëmendje të dashur shqiptar, kudo që jeni, në tokën e Skënderbeut, në tokën e shqiponjave,në Itali, në Ballkan, në Evropë, kudo që jeni, në Kosovë, unë jam gati të sakrifikoj, para jush, nëse është nevoja, po akoma nuk është nevoja, për revoltë, por jo revoltë të digjen, për revoltë për të rrethuar atë Parlament dhe për t’i marrë ata, dhe t’i arrestojmë, dhe t’i heqim zvarrë, dhe t’i shpiem te Skënderbeu dhe ju t’u bëni gjyqin. Por nuk është koha akoma, sepse unë ju kam thënë do përfundojnë arrestimet. Ne qeverinë e kemi bërë, por këtë e thashë se 85% që më shkruajnë më thonë pse profesor ke frikë të vish përpara nesh. Unë nuk kam frikë, nuk njoh as plumbin as frikën.” – u shpreh profesor Pilinçi në daljen e radhës./nl/TemA