‘Do t’i vëmë nën presion dhe do të gabojnë, nuk ka pilotë të përkryer në timon’

06 dhjetor 2023 | 16:02

Te Ferrari janë të zhgënjyer për vendin e tretë për konstruktorë, duke humbur një pozicion krahasuar me vjet. E megjithatë, makina italiane është e vetmja që në Singapor arriti të mposhtë Red Bull këtë vit. Shefi i “kokëkuqes” Frederic Vasseur, duke folur për mediet, bën një rezyme të këtij sezoni.

“Problemi i vetëm për ne, ashtu sikurse për të gjithë, ishte se bëmë mjaft gabime kur ishin nën presion. Ndërsa Red Bull nuk ishte aspak nën presion këtë sezon, ndaj e pati të lehtë të fitojë. Ne u përpoqëm t’i vëmë nën presion në disa gara nga fund i vitit. Në Singapor ne i detyruam të gabojnë dhe fituam”, tha Vasseur.

“Pra, është e qartë që kur je nën presion edhe gabon, siç na ndodhi shepsh ne apo makinave të tjera nga dëshira për të fituar dhe rivalizuar mes nesh. Ne do të përpiqemi të vëmë nën presion Red Bull dhe Verstappen sezonin tjetër, duke i detyruar të gabojnë. Kjo do të na ndihmojë”, tha Vasseur/ Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi gjerman Bayern Munchen ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me klubin…