“Do t’ju ngrehim zhag”, a po realizohet kërcënimi i Durmishit kundër gazetarëve?

02 shkurt 2024 | 08:45

Ishte viti 2016 kur Hysen Durmishi, tani zëvendësministër, kërcënonte mediet. Thoshte se “do t’i nxjerrin zvarrë”. Ai u ishte sulur medieve për shkak publikimit të pamjeve në rastin e Astrit Deharit, ndërkohë që avokati dhe nëna e Astrit Deharit deklaronin se nuk është faji i medieve për publikim. Një sulm i tillë veçse më brutal po vazhdon edhe sot kur vendin po e qeveris qeveria Kurti.

Durmishi përdorte fjalë të rënda kundrejt medieve, i cilësonte kriminale, e që paralajmëronte fundin e tyre.

“Mos mendoni se harrojmë”, paralajmëronte ai.“Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashk me ta. Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!”, shkruante ai në Facebook.

“Mos mendoni se harrojmë”, ishte fjalia e cila sot po merr edhe më shumë kuptim.

Qeveria që po udhëhiqet nga Albin Kurti ka propozuar një projektligj, i cili ka për qëllim kontrollin dhe ndëshkimin me gjobë të medieve.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Medieve të Shkruara i Kosovës i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës ta tërheqë Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Medie.

Kësaj thirrje u janë bashkuar edhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare dhe rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ndriçim Kulla Duke qenë se shqiptarët nuk kishin një…