Doan Tahirbegolli zgjedhet kryetar i ARK-së në Pejë

26 shtator 2020 | 20:39

Doan Tahirbegolli është zgjedhur kryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), në Pejë.

Emri i Tahirbegollit ka dalë si propozim nga Kuvendi i jashtëzakonshëm, i mbajtur të shtunën, meqë rast ka marrë përkrahjen e të gjithë delegatëve të pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në kuadër të këtij kuvendi janë zgjedhur edhe tre nënkryetarë: Flamur Selfijaj, Flaka Kuqi dhe Denis Gashi, sekretari i përgjithshëm: Eroll Krasniqi si dhe Debora Agusholli në cilësinë e sekretares së përgjithshme të Aleancës së të Rinjeve në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlerë kulturore-historike bëhet çdo vepër objekt, i cili ruan në…