Dodiku e pranon se në ushtrinë e Serbisë ka shumë ushtarë nga BeH-ja

22 dhjetor 2023 | 11:32

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, në Beograd dje në mbrëmje.

Në këtë mënyrë, Dodiku ka “radhitur” vizitat e tij në kryeqytetin e Serbisë, duke pasur parasysh se aty ka qenë edhe të dielën, kur ka qenë në selinë e SNS-së së Vuçiqit.

Me të në Beograd ishte edhe Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së BeH.

“Unë dhe Zheljka Cvijanoviq morëm pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga zëvendëskryeministri i Republikës së Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq”, ka shkruar Dodiku në “X”.Ai ka publikuar edhe disa foto me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe ka deklaruar se në ushtrinë serbe ka shumë njerëz nga Bosnja dhe Hercegovina (BeH).

“Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi një Serbi të qëndrueshme dhe të sigurt. Ushtria serbe ka treguar aftësinë e saj dhe gjithçka që ata bëjnë është shumë e rëndësishme për ne. Në Ushtrinë Serbe ka edhe shumë njerëz nga Republika Srpska, kjo është një mundësi për t’i përshëndetur edhe ata”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali është klubi i radhës i madh evropian që e…