Dogana asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara

20 shkurt 2026 | 10:46

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të veprimeve për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve, janë asgjësuar 146,886 copë sprej për higjienën e gojës të falsifikuara, të cilat mbanin në mënyrë të paautorizuar markat tregtare “Coca-Cola”, “Fanta” dhe “Sprite”.

Këto mallra janë sekuestruar nga Dogana pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave. “Pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente ka marrë vendim për asgjësimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se produktet e falsifikuara, veçanërisht ato që lidhen me higjienën dhe përdorimin personal, mund të paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, pasi nuk i nënshtrohen kontrolleve të standardeve të sigurisë dhe cilësisë. “Për këtë arsye, asgjësimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, me qëllim parandalimin e vendosjes së tyre në treg. Ky veprim dëshmon përkushtimin e Doganës së Kosovës në luftimin e tregtisë së paligjshme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt. Dogana e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle dhe masa të shtuara kundër mallrave të falsifikuara, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Quentin Griffiths, bashkëthemelues i gjigantit të modës online “Asos”, ka…