Dogana belge arreston 45 persona, kapen 28 milionë cigare kontrabandë

05 gusht 2021 | 12:09

Oficerët e doganës belge kanë arrestuar 45 persona të mërkurën dhe kanë kapur 28 milionë cigare, ndërsa numërimi është ende në proces, ka njoftuar Ministria e Financës në Belgjikë.

Belgjika është bërë qendër e trafikut të cigareve në vendet fqinje dhe ky ishte një ndër operacionet më të mëdha për cigaret kontrabandë.

17 persona me kombësi ukrainase dhe bullgare janë vendosur në një magazinë duke punuar me turne për të tharë duhanin.

“Depoja funksionon 24 orë në ditë dhe punëtorët nuk largohen nga ambientet e saj në mënyrë që mos të bien në sy për aktivitetin e dyshimtë në lagje”.

“Ata do të flenë, punojnë, hanë, do të bëjnë dush në po të njëjtin vend, pa dalë jashtë për javë të tëra, madje edhe muaj”, ka thënë Florence Angelici, zëdhënëse e ministrisë të Financave.

Një stok i madh cigaresh ishte bërë gati për t’u nisur në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar sot se…