Dogana e Kosovës godet kontrabandën, sekuestrohen 100 steka cigare në Aeroportin e Prishtinës

22 qershor 2025 | 15:31

Dogana e Kosovës ka ndaluar një tentim-kontrabandë gjatë kontrolleve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Një shtetase e huaj u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme 100 shteka cigare me banderola të Shqipërisë, të fshehura në dy bagazhe personale.

“Malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe plumbuar sipas procedurave standarde, ndërsa është depozituar për trajtim të mëtejmë ligjor në kuadër të procedurës së kundërvajtjes. Kundrejt personit të përfshirë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”, njofton Dogana.

Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për të mbrojtur interesin shtetëror, duke forcuar kontrollet kufitare dhe duke parandaluar çdo aktivitet të paligjshëm që dëmton ekonominë dhe sigurinë publike. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan vendet…