Dogana e Kosovës merr pjesë në Forumin Global për Vetëcertifikimin e Origjinës

12 shkurt 2026 | 13:33

Dogana e Kosovës po merr pjesë në WCO Global Forum on Origin Self-Certification, i organizuar në selinë e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel.

Ky forum global mbledh përfaqësues të administratave doganore, organizatave ndërkombëtare dhe komunitetit global të tregtisë për të shqyrtuar zhvillimet më të fundit, sfidat dhe praktikat më të mira në këtë fushë strategjike.

Vetëcertifikimi i origjinës konsiderohet një instrument modern dhe efikas që rrit konkurrueshmërinë e bizneseve, përshpejton procedurat tregtare dhe siguron zbatim më efektiv të marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Pjesëmarrja aktive e Doganës së Kosovës në këtë forum global lartë konfirmon angazhimin e saj për harmonizim të plotë me standardet e OBD-së, zhvillim të kapaciteteve profesionale dhe avancim të mëtejshëm të reformave modernizuese.

Shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës me partnerë ndërkombëtarë kontribuon në forcimin e integritetit institucional dhe në rritjen e efikasitetit të procedurave doganore, në funksion të një mjedisi më të favorshëm për tregtinë dhe investimet.

Dogana e Kosovës vazhdon të mbetet një partner i besueshëm në zinxhirin ndërkombëtar të tregtisë, e përkushtuar ndaj modernizimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të shërbimeve cilësore në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesimi i West Ham Unitedit muaj më parë për Albion…