Dogana e Kosovës në veprim kundër falsifikimit!

13 shtator 2025 | 11:31

Javën e kaluar, zyrtarët doganorë zbuluan dhe sekuestruan 7,500 produkte të falsifikuara “Apple”, duke mbrojtur tregun dhe konsumatorët nga rreziqet që sjellin mallrat e paligjshme.

Në njoftimin për media theksohet se ky sukses është dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës për të luftuar kontrabandën dhe për të garantuar siguri në tregun tonë.

Në mbështetje të këtyre përpjekjeve, nga 3-5 shtator, në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe CLDP, u mbajt një punëtori me ekspertë ndërkombëtarë, e fokusuar në praktikat më të mira për luftën kundër falsifikimit, kontrabandës dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

CLDP falënderon Doganën e Kosovës për angazhimin e saj të vazhdueshëm, që rezulton me mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë…